KreuCelebrity

Ermal Meta rikthehet në Shqipëri, koncert në “Air Albania”!

Janë të shumtë artistët të cilët na bëjnë krenarë në vende të ndryshme të botës, një prej tyre është edhe kantautori Ermal Meta.

Ai njoftuar mbi turin e tij muzikor ku do të prezantojë albumin e ri “Tribù urbana”. Më 29 korrik Ermal Meta do të këndojë në stadiumin “Air Albania”, këtë e ka konfirmuar vet artisti në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ku ai tha se rikthimi në Tiranë do të jetë një emocion i veçantë dhe i madh për të.

“Më 29 korrik do të jem në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur ra regjimi komunist, ndaj ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve të mi të origjinës, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ndërkohë kantautori ka shtuar se më 5 shtator do të performojë në Taormina, në Teatrin Antik.

“Nuk mund të pres deri sa të dëgjohen këngët e mia. Do të jetë si një zile për të tërhequr vëmendjen. Ne gjithashtu do të kemi transmetim të drejtpërdrejtë, për të për të gjithë ata që nuk kanë mundësinë të jenë fizikisht dhe që ta ndjekin nga shtëpia”, tha Ermal Meta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF