KreuCelebrity

Befason ish-i: “Leonardo DiCaprio, nuk është i mirë në shtrat”!

Aktori, fituesi i çmimit Oscar, Leornado Dicaprio është përfshirë në një debat aspak të këndshëm për të. Bëhet fjalë, për jetën intime ose më saktë për performancën seksuale të divit, që sipas zërave nuk është aspak e shkëlqyer, madje mund të thuhet se është zhgjënjyese. E gjithë kjo histori nisi nga një postim të Tik –tok të mbesës adoleshente të aktores Juliane Hough, e cila pohon se ka patur një histori të shkurtër me aktorin.

Gjatë një bisede me mbesën aktorja ka rrëfyer së gjatë festivalit të Cochella-s në 2013 ka patur një lidhje intime të shkurtër,e cila u konsumua me shpejtësi dhe la shije jo fort të mirë për aktoren. Të gjitha këto rrëfime u hodhën në Tik tok nga mbesa e saj e cila thotë në videon që u bë virale se gjithçka është e vërtetë. ”Nuk është gënjeshtër, ju betohem, mund t’í kontrolloni.” – thotë vajza. Megjithatë videoja u hoq nga rrjeti social pas pak orësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF