KreuCelebrity

Pas suksesit të “Future Nostalgia”, Dua është gati të sjellë albumin e tretë!

Kur ka kaluar vetëm pak kohë nga albumi i dytë “Future Nostalgia”,  ylli i muzikës botërore Dua Lipa do të sjellë për të gjithë fansat albumin e saj të tretë.

Njoftimin e ka dhënë bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”, ai zbuloi se albumi i tretë do të jetë ndryshe nga ai i fundit.

“Ajo po fliste për albumin e 3-të kur sapo kishim bërë të 2-in! Ju mbase jeni duke pritur që ajo mund të dojë të bëjë një pushim por Dua thotë “Mirë, çfarë kemi tjetër?” Interesat e saj, njohuritë e saj, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi i saj në vetvete dhe besimi se ajo mund të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme është i madh”, ka thënë ai.

Padyshim që albumi i ri do të jetë suksesi i radhës i këngëtares me origjinë shqiptare, pasi ylli botëror nuk zhgënjen asnjëherë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF