Kantautori Flori Mumajesi është përfshirë në një debat virtual me Kozeta Kurtin, pas përfundimit të “Këngës Magjike”.
Kozeta Kurti, e cila ishte pjesë e jurisë, bëri një postim të gjatë në “Facebook”, ku shprehej se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë të dobëta dhe ndalet te tre fituesit e “Kënga Magjike”. Ajo shkruan se grupi Urban Band dhe këngëtarja nga Gjerogjia, Nutsa, e meritonin plotësisht fitoren, ndërsa për Alban Ramosajn, që mori çmimin e parë ka rezerva.
“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtatin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, ka shkruar ajo ndër të tjera në postimin e saj.
Këto fjalë nuk janë pritur fare mirë nga Flori Mumajesi, i cili ka shkëputur pikërisht pjesën e sipërme nga shkrimi i Kozetës dhe ka reaguar ashpër ndaj saj.
“Një shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj të gjithë syleshet që morën pjesë në festival që nga fituesi deri tek ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sylesh! Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme! Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshet që mbetëm në dorën tënde, te na votosh dhe te na vendosësh epitete me pas! Bravo! Të lumtë! Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem përtej kësaj mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. P.s si mikesh që të kam edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10 po e bëj! , ka shkruar Flori.
Mirëpo pas reagimit të kantautorit nuk ka vonuar as përgjigjja e Kozetës, ku shprehet se refleksioni i saj ishte përtej “Këngës Magjike”
“Qyqja! Zemër! Muzika është më e madhe se Kënga Magjike. Refleksioni është përtej KM, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtetë keq që vetetiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale”, është përgjigjur Kozeta.


Horoskopi ditor, e martë 1 qershor 2021






Edhe Lori ka ditë kur vishet keq!




Rrëfimi dhe pendesa e Zhakut!







