Këtë herë tek “Kënga Magjike”, vlerësimit të artistëve për njëri-tjetrin iu shtua edhe ai i jurisë që përbëhej nga 5 anëtarë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Kozeta Kurti dhe Markelian Kapidani. Vendimi i tij për të vlerësuar me 0 pikë disa konkurentë, mes të cilëve emra të njohur e të talentuar si Era Rusi, Orgesa Zaimi etj e ka vendosur Kapidanin në qendër të një rrebeshi kritikash. Më e fundit që iu bashkua këtij kori ishte Manjola Nallbani. “Une nuk preferoj pergjithesisht te bej komente per askend neper rrjete sociale dhe perpiqem ti respektoj njerezit! Po ka ndonje rast kur dhe une si artiste qe kam dale qe 15 vjec ne skene ca te verteta duhet ti them sic i ndjej! Ndoqa sot me vemendje post Kengen Magjike. Me erdhi sinqerisht keq po jo cudi kur degjova disa nga interpretueset me te mira te KM si @era_rusi_official @orgesazaimi @xhesikapoloo etj qe ishin vleresuar jo me 1 as me 2 po me 0 pike nga Markelian Kapedani. Per shume nga ju qe nuk e dini, eshte kompozitor. ( edhe pse une akoma asnje kenge nuk i di , kenduar jo e jo).Isha kurioze te degjoja si do e argumentonte 0 pikeshin por nuk tha asnje argument profesional pervec disa fjalive percmuese ku dominonte buka me qofte, dhe ca ushqime te tjera si variacione mbi te njejten teme ( i themi ne muzike)Tha qe ka luajtur jazz, rock dhe ka mbaruar Akademine e Arteve! Akademine e ka mbaruar dhe Ardit Gjebrea ( meqe jemi te KM) po me nje ndryshim te madh! Arditit i dhemb cdo 0 pikesh i dhene pa te drejte dhe kete e kam pare vete kur kam qene anetare jurie e KM. Sepse ai eshte nga ata krijues qe ka kompozuar kenge te pavdekshme dhe eshte vete kengetar po mbi te gjitha e di sa fyhet nje artist i vertete kur shpirti i tij shumezohet me 0!Ne jetuam ne Shqiperi – kompozitore, poete, kengetare dhe beme art me shume sakrifica ne kete vend qe e deshem cdo moment te ekzistences tone me te mirat dhe te keqiat e situatave qe i kemi jetuar jo pse nuk vlenim me shume po keshtu zgjodhem! Po ti mire e ben sa kohe qe nuk je as i pari e as i fundit qe te duket se kush vjen nga jasht ( uaaaaa atje lart ne qiell mbi re)e paske interpretuar me ata te “medhenjte fare uaaaaa ata me brire” keto kenge qe degjon ketu e keta artiste nuk jane ne lartesine e qumeshtit te dallendyshes qe pret te bjere nga qielli! Po nderkohe qe ti ve nota keta artiste pavaresisht 0 te tua krijuan emocione njerezore qe nuk do harrohen kurre dhe bejne ate muziken e arte Shqiptare qe mbetet! Per fat ky vend ka artiste te shkelqyer brenda e jashte qe ate lapsin e kane perdorur per te shkruar nota te bukura muzikore e jo per te vene nota jo- kaluese, denigruese ne regjister!”, ka shkruar Manjola në rrjetet sociale.
