KreuCelebrity

Në një lidhje dashurie me Greg Ramën? Albana Bejko tregon të vërtetën!

Pak ditë më parë qarkulluan lajmet se djali i kryeministrit Greg Rama dhe moderatorja Albana Bejko kishin nisur një histori dashurie së bashku.

Shkak për këtë u bë fakti që ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë kohës që luhej derbi në stadium.

Moderatorja e sportit Albana Bejko e ftuar në emisionin “Expuls” ka treguar se si qëndron e vërteta. Ajo tha se ata janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

“Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet e mia të punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF