KreuCelebrity

Koronavirusi, studimi i dy shkencëtarëve: Lindi në laborator, ja dhe prova!

Koronavirusi, studimi i dy shkencëtarëve: Lindi në laborator, ja

Koronavirusi padyshim është krijuar në laborator, nëpërmjet eksperimenteve laboratorike. Për këtë janë të bindur dy shkencëtarët onkologu Angus Dalgleish dhe virologu norvegjez Birger Sorensen, të cilët kanë publikuar studimin e tyre në revistën “Quanterly Review odd Biophysics Discovery”. Në materialin e përgatitur nga dy shkencëtarët pohohet se prova gjendet në zinxhirin e aminoacideve të proteinës “spike” të Sars- CoV-2.Të dy shkencëtarët kanë studiuar dhe kërkuar nëpërmjet artikujve dhe të dhënave të eksperimenteve që nga viti 2002 deri në 2019 të Institutit të Virologjisë të Wuhan-it dhe kanë arritur në përfundimin se koronaviriusi është përfituar në rrugë eksperimentale artificiale në laborator nëpërmjet metodës të quajtur “fitim të funksionit” ose e shpjeguar me fjalë të thjeshta, medota për të përfituar një virus më të fortë dhe infektues sesa i pari. Kjo metodë është tepër e rrezikshme dhe për këtë arsye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar.Studimi Dalgleish – Sorensen, për të cilin flet e përdtishmja Daily Mail, duke vënë në dukje se artikullin vetëm revista “Quaterty Review” lejoi ta publikojë, në krahasim me revista të tjera shkencore, niset nga një koronavirus i lakuriqëve të natës, nga të cilët shkencëtarët kinezë kanë përfituar proteinën “spike”e cila është tipike karakteristike e virusit Sars- CoV-2 , virus i cili sipas dy shkencëtarëve nuk ka “paraardhës natyror të besueshëm”.Prova më e fortë e cila përforcon idenë se virusi është krijuar articialisht është pikërisht prania e një zinxhiri i katër aminoacideve të proteinës “spike”. Dhe falë kësaj ngarkese pozitive të këtyre aminoacideve, bën që virusi të lidhet në mënyrë kaq të shpejtë dhe efikase në qelizat njerëzore. Megjithatë sipas këtij kërkimi shkencor në natyrë është tejet e vështirë të gjesh tre aminoacide me ngarkesë pozitive të lidhura me njëra – tjetrën, sepse duke qenë pozitive ato shtyhen me njëra – tjetren. Dhe aq më tepër kur janë 4, kjo është praktikisht e pamundur.  Dalgleish dhe Sorensen i qëndrojne mendimit se shkencëtarët kinezë i kanë prishur, fshehur dhe ndërhyrë në provat në mënyrë që të ndalojnë kërkuesit dhe shkencëtarët e tjerë të mos arrijnë të gjejnë të vërtetën e atyre që kanë bërë. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që gjatë inspektimeve nuk u gjet asnjë gjurmë e koronavirusit në laboratet e Wuhanit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF