Matthew Perry është ndarë papritur nga e fejuara e tij Molly Hurwitz. Ylli i serialit të viteve ’90 “Friends”, i rikthyer së fundi, i tha “People” se lidhja fatkeqësisht kishte marrë fund.
“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre,” tha Perry, në një deklaratë. “I uroj më të mirën Molly”.
Perry, 51 vjeç dhe Hurwitz u fejuan në nëntor të vitit 2020. Në atë kohë, Perry e quajti 29-vjeçaren “gruaja më e mirë në planet”.