KreuCelebrity

“Mësuese Margarita nuk është më”: pengu qe i mbeti i Ermalit!

Fakti që e përmendi në këngën e tij, “Vietato Morire” e bëri mësuesen e tij të parë, Margaritën, një figurë të njohur në Shqipëri e jo vetëm ndërsa dëshmoi qartë se cfarë afeksioni të madh kishte për të këngëtari i talentuar shqiptar, Ermal Meta.

Përmes një statusi prekës, Ermali vetë tregoi tani se ajo është ndarë nga jeta, ndërsa atij i ka mbetur një peng i madh, që nuk arriti dot ta takonte. “Mësuese Margarita nuk është më. I kisha premtuar vetes se do të shkoja ta vizitoja një ditë pas koncertit tim në Shqipëri këtë verë. Do të kisha dashur ta  përqafoja dhe ta falenderoja. Jam i sigurt se ajo do të më jepte të njëjtin shikim të ëmbël që më jepte çdo herë që hyja në klasë dhe është i dhimbshëm fakti që nuk do të mundem. Mirupafshim mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe të falenderojnë për kujdesjen tënde për çdo plagë timen”, ka shkruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF