KreuCelebrity

Nuk ka më dyshime, u vendos që Arbana Osmani do të prezantojë “Big Brother VIP”!

Teksa u dha lajmërimi që së shpejti në “Top Channel do të fillojë Big Brother VIP, dilema më e madhe ishte se kujt do t’i besohej moderimi.

Shumë emra u lakuan, por “gara” dukej më e fortë mes Arbana Osmani dhe Luana Vjollca. Herë qarkullonin lajme për moderatoren që për vite me radhë ka patur ekskluzivitetin dhe herë mendohej se prezantimi do t’i besohej Luana Vjollcës.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Arbana Osmani ditën e sotme ka zhvilluar një takim me vajzat e familjes Hoxha dhe është vendosur përfundimisht që do të jetë ajo drejtuesja e “Big Brother VIP”.

Mbetet tani të presim një konfirmim zyrtar nga vet prezantuesja e dashur për publikun ose nga “Top Channel”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF