Me rastin e 1 Qershorit, Klea Huta ka hapur një llogari në Instagram me emrin e të voglit të saj.
Dje në ditën e fëmijëve të gjitha mamatë VIP postuan në rrjetet sociale fotografi me të vegjlit e tyre, duke i shoqëruar postimet me dedikim special. Ndërkohë mami Klea përveç kësaj, në këtë ditë të shënuar për fëmijët ka hapur një llogari në Instagram me emrin e të birit.
“Krid Doda gëzuar 1 qershorin jeta e mamit! Gëzuar të gjithë fëmijëve”, ka shkruar ajo përkrah fotos.
Në llogarinë e vogëlushit në Instagram janë postuar storyt e para, ndërkohë të gjithë jemi në pritje të fotografisë së parë të Krid Dodës.