Orinda Huta është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhët nënë për herë të parë.
Ajo shpesh herë ndan me ndjekësit e saj në Instagram fotografi të bukura, disa të tilla moderatorja i ndau pak minuta më parë, duke i shoqëruar me një mbishkrim ku zbuloi “luftën” e saj që ka patur gjatë pritjes së ëmbël.
“Kjo pritje e ëmbel ka qenë luftë mes kokrrës se mollës jeshile dhe qumështit të kondesuar.. e nëse lëvizja e bebit tregon kënaqësi, kjo ndodhte veç me mollën apo çdo frut tjetër”, ka shkruar ajo.



















