Pink dhe burri i saj Carey Hart postuan në llogaritë e tyre në Instagram të mërkurën festën e ditëlindjes të vajzës së tyre Willow.
41-vjeçarja u pa duke kaluar kohë me fëmijën e saj në një arenë ndërsa bashkëshorti i saj, 45 vjeç, ndau disa foto dhe një video, ku familja e tyre shihen ttë lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
“E dashura ime. Pemë e vogël. Faleminderit. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi Pink përkrah fotos me të bijën.
Prindërit e lumtur fillimisht u martuan pesë vjet para se të mirëprisnin Willow në jetën e tyre dhe më pas familja e tyre u shtua edhe me një djalë.



















