KreuCelebrity

Para Meghanit, Harry-t i kishte rënë në kokë për këtë aktore të famshme, por ajo e refuzoi!

Meghan Markle u kthye në bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij, e sot janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Por duket se përpara saj, princi Harry ia kishte vënë syrin një aktoreje të famshme holivudiane, të cilës i kishte kërkuar dhe takim. Bëhet fjalë për bjonden bukuroshe, Jennifer Lawrence.

Duka i Sussex e ftoi atë dhe për një vizitë në Pallatin Mbretëror, por Jennifer nuk i dha asnjë shpresë e refuzoi me delikatesë edhe ftesën e tij për darkë. Mësohet se “ky incident” i vogël ndodhi në vitin 2015. Jennifer në atë kohë ishte në një marrëdhënie on-and-off me Chris Martin, ndërsa aktualisht është e martuar me Cook Maroney.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF