Jonida Vokshi para pak kohësh u bë nënë për herë të parë. Ajo ka qenë e ftuar në programin “E Ardhmja është vajzë”, ku e emocionuar ka treguar për ardhjen në jetë të vajzës së saj, duke e cilësuar si një nga momentet më të lumtura në jetë.
Ndërkohë ajo tregoi se momentin më të vështirë në jetës së saj e kishte përjetuar në momentin që po sillte në jetë vajzën e saj.
“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde. Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.”, rrëfeu mes lotësh Jonida.



















