Angelina Jolie nuk do ta falë kurrë Brad Pitt pasi iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre javën e kaluar.
Brad Pitt, 57 vjeç, u vlerësua si kujdestar i përbashkët i fëmijëve të tyre javën e kaluar. Sipas raporteve nga US Weekly aktorja 45-vjeçare u zhgënjye nga rezultati. Një burim i tha, “Ajo nuk do ta falë kurrë … Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe ende beson se drejtësia do të mbizotërojë”.
Gjithashtu u pohua se ylli i Maleficent do të japë “gjithçka që ajo ka” që ta apelojë vendimin në gjykatë.
Angelina dhe Brad ndajnë fëmijët Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç.



















