Fjoralba Ponari është padyshim një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar. Ajo këtë sezon u bë pjesë e Portokallisë, ku vlen të theksohet që i është përshtatur shumë këtij formati, i cili është ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim moderatoren.
Ndërkohë mesa duket planet e saj në të ardhmen qenkan në një tjetër fushë. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ajo zbuloi se mund të përfshihet edhe në politikë.
Teksa ndjekësi e pyet “Po pas televizionit mund ta zgjidhje politikën?”, Fjoralba habit me përgjigjen “Mundem dhe do ta bëj”, edhe pse nuk është hera e parë që figura televizive përfshihen në politikë.



















