KreuCelebrity

Ricky Martin rrëfen momentin kur e detyruan të deklarohej gay: “U ndjeva i dhunuar”!

Ricky Martin rrëfeu momentin kur në vazhdën e  një interviste, Barbara Walters e pyeti hapur mbi orientimin e tij seksual. Këngëtari u ftua nga Walters në vitin 2000, kur karriera e tij ishte në kulmin e saj. Barbara i kërkoi të hidhte dritë mbi thashethemet që rrethonin këtë anë të tij, ndërkohë që Ricky thotë se nuk ishte i përgatitur për ta bërë një gjë të tillë dhe mbeti i traumatizuar.

“ Kur më bëri pyetjen, u ndjeva i dhunuar sepse nuk isha i përgatitur të them të vërtetën. Pata frikë. Kjo intervistë la gjurmë tek unë”, u shpreh ai. Pyetjeve të Barbarës, ai iu përgjigj atëherë vetëm duke thënë se “seksualiteti dhe homoseksualiteti nuk duhet të jenë problem për askënd. Mendoj se seksualiteti është dicka me të cilën cdo individ duhet të pajtohet, dhe kaq kam për të thënë për këtë temë”. Këngëtari u deklaruar vetëm 10 vjet më vonë zyrtarisht si gay.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF