Videot e kryetares së Gjykatës së Elbasanit në Tik Tok, Enkeleda Kapedani ishin kryefjala e mediave këto ditë. Gjykatësja, një ish Miss, shihej aty duke sfiluar në korridoret e institucionit, ndërsa në video të tjera ekspozonte jetën luksoze.Delinda Disha nuk e la t`i shpëtonte ky rast i bujshëm pa një nga ato imitimet e saj. Aktorja e humorit në fakt ra në sy që në fillim me imitimin e bërë ish Drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj ( e cila nuk ia mori per keq).
Ajo postoi së fundi një video në Instagram duke u hequr si Kapedani, ndërsa në krah të saj shkruante: ‘Bisha u rikthye’!



















