Dy ditë më parë, Chiara Ferragni njoftoi 24 milionë ndjekësit e saj në Instagram se kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Influencerja e njohur e përshkroi këtë si dicka të cilën e priste prej kohësh. “Çfarë momenti emocionues. Dukej shumë larg, por më në fund ndodhi. Siç e keni parë nga postimi, unë kam bërë vaksinën dhe jam jashtëzakonisht e lumtur, sepse duket se shoh një dritë në fund të tunelit pas një viti e gjysmë, i cili na është vjedhur,” –shkroi ajo. Por mesazhi shkaktoi polemika. Në video shihej dhe leukoplasti që punonjësit e shëndetësisë i vendosën pas injeksionit në krahun e saj të majtë. Por në videot në makinë pas vaksinës, leukoplasti duket në krahun e djathtë. Por ishte pikërisht ky detaj që ka nxitur kritika, sepse në videot pas vaksinës, leukoplasti shfaqet në krahun e djathtë. Fill pas kësaj, shumë e akuzuan Chiara-n se po promovon vaksinat, dhe vunë në dyshim vërtetësinë e vaksinimit të saj. Blogerja sqaroi se ishte dicka thjesht teknike. “Ndihem krejtësisht normale. Më vjen për të qeshur që kaq shumë teoricienë konspirativë kanë menduar se kam gënjyer për vaksinën. Sepse në video leukoplasti dukej në krahun tjetër. E bëra në krahun e majtë dhe kamera kur e përdor nga përpara kthen imazhin”, -u shpreh ajo.



















