Vetëm disa ditë pasi u shfaq me 48-vjeçarin Ben Affleck, në një darkë në West Hollywood, Jennifer Lopez ka vendusur të kalojë pak kohë të çmuar me binjakët e saj Emme dhe Max, 13 vjeç.
Këngëtarja 51-vjeçare ndau në Instagram disa fotografi të lezetshme me adoleshentët e saj, të cilët i quan me dashuri “arrat e kokosit”. Jennifer Lopez ka pozuar pranë djalit të saj, i cili mbante një palë kufje dhe luante një lojë video.



















