KreuCelebrity

Cilat ishin vërtet fjalët e fundit të Steve Jobs!

Qarkullon prej kohësh një letër mbi shëndetin dhe paranë, e cila thuhet se përmban mesazhin e  fundit të Steve Jobs përpara ndarjes së tij nga jeta. Aty thuhej: “ Unë arrita majën e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Megjithatë përpos punës, unë kam pasur pak gëzim. Në fund të fundit, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilën jam mësuar. Në këtë moment, teksa dergjem i sëmurë në shtrat duke kujtuar të gjithë jetën time, kuptoj se e gjithë njohja dhe pasuria që më mburrnin, janë pa kuptim para vdekjes së pashmangshme. Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të bëjë para për ty, por nuk mund të kesh dikë që të përballojë sëmundjen për ty. Gjërat materiale të humbura mund të gjenden. Por është diçka që nuk gjendet kurrë – Jeta.Kur një person hyn në dhomën e operimit, kupton që ka një libër pa mbaruar: Librin e Jetës së Shëndetshme. Në cilëndo stad të jetës që jemi tani, me kohën, do përballemi me gjithçka. Vlerësoje dashurinë për familjem për bashkëshortin/en, për miqtë, trajtoje veten mirë, sillu mirë me të tjerët. Teksa rritemi dhe bëhemi më të mençur, kuptojmë se një orë 300 dollarë dhe një orë 30 dollarë tregojnë të njëjtën kohë. Një kuletë 300 dollarë dhe një kuletë 30 dollarë mbajnë brenda të njëjtën sasi parash. Një makinë 150 mijë dollarë dhe një makinë 30 mijë dollarë, na çojnë në të njëjtin destinacion. Do kuptoni se lumturia e vërtetë nuk vjen nga gjërat materiale, por kur keni miq të rinj e të vjetër, motra dhe vëllezër, njerëz me të cilët mund të flisni, të qeshni, të këndoni. Kjo është lumturia e vërtetë”. Në fakt, Reuters thotë se sado që ka kërkuar, nuk ka gjetur prova që të dëshmojnë se këtë ka thënë vërtet themeluesi i Apple në ato momente. As në biografinë e tij nga Ëalter Isaacson, nuk shfaqet dicka e tillë. E motra e Jobs sakaq, Mons Simpson, e cila i qëndroi pranë bashkë me njerëz të tjerë të afërt, thotë se fjalët e fundit të të vëllait ishin:” OH WOW. OH WOW. OH WOW.”

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF