Në familjen e Klea Huta dhe Elgit Doda sot ka festë. I vogli i shtëpisë, Krid feston sot 1 vjetorin e parë të lindjes e kjo është një arsye e madhe që mami Klea dhe babi Elgiti të festojnë, të jenë falenderues, të gëzojnë, të ndihen me fat për 365 ditët më të bukura të jetës së tyre.
E ndërsa me siguri për Krid prindërit kanë menduar plot dhurata, në 1 vjetorin e të birit Klea ‘i dhuroi’ ndjekësve të saj portretin e djalit të ditëlindjes, të cilin deri më sot ajo e kishte ruajtur me fanatizëm.
Përmes një urimi me fjalë zemre e shpirti, mami Klea thuri një urim nëne në instagram duke na zbuluar këshu me portretin e paqtë të gëzimit të shtëpisë Krid.
“Krid i mamit,
Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.
Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.
Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.
Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.
Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.
Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.
Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.
Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.
Mua dhe babin @elgitdoda na ke perjete me syte nga ty.
Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.
Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!” shkruan aktorja dhe moderatorja nën stausin e mamit në urimin kushtuar të birit
Gëzuar bebushi Krid!



















