KreuCelebrity

I dobësuar, Bujar Qamili tregon tmerret nga Covid: “Përfundova në koma, më lidhnin duart kur isha në intubim”!

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili e kaloi aq keq Covid 19, sa përfundoi në gjendje kome. Ai vetë i ka rrëfyer tmerret e përjetuara gjatë një bisede në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ai ishte edhe personi që hapi një sezon të premtesh festive, ku në 8 javë, do të ketë të ftuar VIP që do të këndojnë në një minikoncert në studio.

“Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë. Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur”, tha ai. Më tej, këngëtari rrëfeu se në intubim ishte aq agresiv, sa mjekë e infermierë ishin detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit. Tashmë, atë makth e ka hedhur pas krahëv, dhe është vaksinuar sakaq në Itali, cka do të thotë se përfundimisht, nuk rrezikon më prej kësaj sëmundjeje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF