KreuCelebrity

25 vite martesë, ish gruaja e Boris Johnson: “Më tradhëtoi kur isha me kancer”!

Përpara pak ditësh, kryeministri britanik Boris Johnson, lidhi kurorë në një ceremoni të fshehtë me pak të ftuar me partneren e tij shumë më të re, Carrie Symonds.

Ndaj këtij lajmi reagoi për herë të parë ish ish-bashkëshortja e Johnson, Marina Wheeler, e cila zbuloi momentet e vështira nga martesa me politikanin e njohur. Avokatja 56-vjeçare tregoi tradhëtitë e tij, e tha se divorci erdhi në kohën kur po luftonte me kancerin e shtyllës kurrizore.

“Me sa duke plani hyjnor kishte shkuar keq. Unë dhe katër fëmijët e mi kishim gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Martesa ime 25-vjeçare ishte bërë diçka e pamundur prandaj unë i dhashë fund, dhe e gjithë çështja ishte e shëmtuar.  Dy vjet më pas sidoqoftë kuptova sesa me fat që isha. Unë kisha karrierën time si avokate, isha shumë e zënë dhe puna ishte stresuese. Nuk besoj se ndjehesha nën hijen apo influencën e ndokujt”, tha Wheeler.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF