Angelina Jolie festoi 46-vjetorin, por nuk ishte siç ajo do të donte ta festonte. Aktorja fituese e Oskareve është në luftë me ish-burrin e saj Brad Pitt, i cili pas gjashtë vitesh beteja gjyqësore, çuditërisht, ka marrë kujdestarinë e përbashkët të pesë prej gjashtë fëmijëve të tyre: Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 14, i binjakët Vivienne dhe Knox, 12. I gjashti, Madox, 19 vjeç, duke qenë në moshë nuk i nënshtrohet vendimit të gjyqtarit.
Ikona e viteve ’90, mbetet sot një nga divat më të dashura të Hollivudit. Për ta parë atë në ekranin e madh do të duhet të presim deri më 4 nëntor, ku, drejtuar nga regjisori fitues i Oskarit Chloé Zhao, ajo do të jetë heroina mbinjerëzore në “The Eternals”, një film i prodhuar nga Marvel / Disney.
Jolie nuk është vetëm aktore, ajo është gjithashtu një regjisore dhe producente, një aktiviste për të drejtat e njeriut, kafshëve dhe mjedisit dhe ambasadore për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Dhe mbi të gjitha ajo është një grua që nuk ndalet në asgjë.