Argjira dhe Graciano janë çifti më i ri i showbizit. Historia e tyre e dashurisë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Pas konfirmimit të lidhjes, ata nuk kanë nguruar t’i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Së fundmi në promon e emisionit më të ri të “Natën me Aulonën”, është zbuluar Argjira dhe Garciano kanë folur rreth lidhjes së tyre dhe kanë treguar planet që ata kanë për të ardhmen.
Ndërkohë Graciano ka bërë edhe gjestin e bukur në studio, duke i vendosur një unazë në gisht Argjirës. Sigurisht që kjo ishte thjesht pjesë e emisionit, sepse nga balerini nuk ka pasur ende një propozim të mirëfilltë, të cilin me siguri do që ta bëjë në privatësi.