KreuCelebrity

Pseudonimi i Mbretëreshës frymëzon Meghan dhe Harry për emrin e vajzës!

Meghan dhe Harry mirëpritën në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lili duke u frymëzuar nga pseudonimi i Mbretëreshës.

Mbretëresha Elizabeth ka qenë e njohur si Lilibet nga familja që kur ishte fëmijë, megjithëse besohet se burri i saj i ndjerë, Princi Philip, ishte i fundit që e thirri me këtë emër.

Vajza e vogël lindi vetëm disa ditë para ditës që do të kishte qenë ditëlindja e 100-të e Princ Filipit.

Sussex-ët gjithashtu njoftuan se vajza e tyre, e cila do të njihet si Lili, ka emrin e mesëm Diana, për të nderuar edhe gjyshen e saj të ndjerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF