KreuCelebrity

“Armiku” te porta: Në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet rasti i parë i variantit indian!

“Armiku” te porta: Në Maqedoninë e Veriut, regjistrohet

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti i parë me variantin indian të koronavirusit. Sipas autoriteteve shëndetësore, rasti u zbulua te një shtetas që ishte kthyer nga Iraku, ku paraprakisht kishte qëndruar në një spital për dhjetë ditë, thotë REL. Autoritetet bënë thirrje për qetësi, meqë, sipas tyre, “bëhet fjalë për një rast të izoluar, që nuk ka rrezik për shëndetin publik, pasi personi i infektuar është i izoluar maksimalisht”. “Menjëherë pasi ka arritur në Maqedoninë e Veriut, pacienti me mjet sanitar është transferuar në spitalin privat, ku edhe po trajtohet. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e këtij lloji të virusit”, tha përmes një deklarate Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti indian i koronavirusit është më i transmetueshëm se variantet e tjera. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus, që është shifra më e ulët që nga paraqitja e rasteve të para në Maqedoninë e Veriut, pranverën e vitit të kaluar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF