KreuCelebrity

Familja mbretërore uron Meghan dhe Harry për lindjen e vajzës!

Meghan dhe Harry dhanë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të dytë. Ata vendosën që vajzën ta pagëzojnë me emrin Lilibet Diana.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Ndërkohë emri Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Familja Mbretërore ka uruar Meghan dhe Harry në një deklaratë në faqjen e tyre zyrtare, ku kanë shkruar, “Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stërmbesa e 11-të e Madhërisë”

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF