Më në fund moderatroja e dashur Arbana Osmani ka konfirmuar se do të jetë ajo që do të prezantojë “Big Brother VIP”, edhe pse në mënyrë të tërthortë.
Gjatë falënderimeve në mbyllje të programit “Dua të të bëj të lumtur”, teksa po falënderonte stafin ajo u shpreh, “Unë i vlerësoj të gjitha fjalët tuaj dhe mezi po pres të punojmë bashkë në atë që ju e dini që unë s’mund ta them”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar për nisjen e një rrugëtimi të ri.
Ndërkohë pas përfundimit të programi moderatroja krahas një fotografie në Instagram shkroi “Atëherë, çfarë është e radhës?” Të gjithë ndjekësit i kanë thënë të njëjtën gjë “BIG BROTHER VIP”.
“A mund ta besoni se kam mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje? Po si nuk thotë njeri bëj ca pushime”, ka qenë përgjigjja e moderatores duke konfirmuar të gjitha lajmet që kanë qarkulluar këto kohë.







Lori Hoxha na prezanton vëllain e vetëm!






Horoskopi ditor, e shtunë 5 qershor 2021






