KreuCelebrity

Trim Jetullahu rikthehet në rrjetet sociale, dhe ka një mesazh rrëqethës për babanë e ndjerë!

Pak kohë më parë Trim Jetullahu humbi babanë, një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e tij. Këtë njoftim të hidhur ylli i muzikës e dha vet në rrjetet sociale, duke shpërndarë një fotografi të tij me të atin.

Pas humbjes tragjike, Trim Jetullahu u shkëput edhe nga rrjetet sociale duke mbyllur llogaritë e tij. Së fundmi ai është rikthyer sërish dhe me një mesazh prekës për babanë e ndjerë, “Po, u riktheva. Por nuk do të harroj kurrë. Gjithçka e bëj për ty”, shkruan Trimi në Instastory.

Më pas ai ka publikuar një foto të tij në feed ku shkruan: ”Jeta nuk bëhet me e lehtë, thjesht bëhesh më i fortë”.

 

 

A post shared by TRIMI (@trimijetullahu)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF