Ndërsa për herë të parë në Shqipëri pritet të mbahet pas pak muajsh realityshow “Big Brother Albania VIP” kujtojmë se rreth 9 vite më parë në Kosovë është realizuar një show i ngjashem i quajtur VIP shpija ku për një muaj emra të njohur të botës së artit, sportit e showbizit bashkëjetuan në të njëjtën shtëpi.
Ndër personazhët e VIP shpija ka qënë edhe Inida Gjata, për të cilën ajo eksperiencë nuk shkoi këndshëm. Për arsye që Inida preferon të mos i zbulojë ende, pjesëmarrjen në atë spektakël artistja Gjata e quan si eksperiencën më të hidhur të jetës së saj. Nëpërmjet një interviste ekskluzive për Bordo, Zhaku e quan vendimin për të qenë pjesë e VIP shpija si ‘fillimi i fundit’…
“Vendimi më i gabuar ka qenë pjesëmarrja në Vip Shpia. Ka qenë dhe mbetet përvoja më e hidhur e jetës time. Familja, Christian, miqtë, të gjithë më thanë të mos shkoja dhe në fakt nuk kisha asnjë arsye apo nevojë për të marrë pjesë, por kisha një kuriozitet që s´më linte të qetë. Ai vendim, më shkatërroi çdo gjë që kisha ndërtuar dhe mbi të gjitha më vuri në pozita tmerrësisht të vështira dhe poshtëruese, të cilat më kanë bërë të vuaj shumë. Pjesëmarrja ime aty ishte fillimi i fundit dhe edhe pse unë provova ta shpreh atë që ka ndodhur në librin që botova, asgjë nga ajo që kam përjetuar nuk është shprehur siç duhej. Por si çdo e keqe edhe ajo përvojë pati të mirën e vet, pasi krijova këngën “Censura”. Mbase ndonjë ditë do jem në gjëndje të flas tamam hapur për çfarë ka ndodhur, por nuk ka më rëndësi, përderisa sot jam mirë dhe ndihem e fituar”; rrëfeu Inida