Për publikun e gjerë ajo njihet me emrin Zhaku, pseudonim që i vuri vetes shumë vite më parë në nisje të karrierës si aktore, regjisore e showgirl. Por, për ata të cilët Zhaku i ka lejuar të depërtojnë në thellësinë e shpirtit, për miqtë e vërtetë të artistes ajo është Inida Gjata, vajza që ka pak ose shumë pak të përbashkëta me personazhin Zhaku…
Prej vitesh artistja Gjata zhvillon jetën private e profesionale në Gjermani, aty ku edhe lindi dhe po rritet dashuria mes saj dhe Christian. Çifti do të vijë këtë shtator në Shqipëri për arsye sa kënaqësi persoanale aq edhe kauza që do të gëzojnë shumë njerëz në nevojë. Përmes një interviste për Bordo, Inida tregon se ajo dhe Christian mezi presin të vijnë në Shqipëri dhe se ka në plan t’u vijë në ndihmë studentëve përmes një aktiviteti bamirësie.
“Do vij me Christian në Shqipëri për të bërë disa video me Max Production, pasi kemi bërë shumë këngë të reja. Do xhirojmë në burgun e Spaçit, këngë si “Propaganda”, “Censura”, etj., për të rikujtuar vuajtjet e të dënuarve të regjimit diktatorial. Kur të jem në Shqipëri do shoh edhe mundësinë për të bërë një ankand gala, për të kujtuar personalitete të artit shqiptar dhe për të mbledhur disa fonde për të mbështetur studentë në vështirësi ekonomike, por jam pak skeptike, pasi e ndjej se mbase ngaqë kam folur për shumë projekte, mund të kem humbur pak besueshmërinë. Megjithatë, deri tani është pritur mirë si ide dhe unë po punoj që në Shtator ta bëjmë një event, ama në qershor do vijmë për videot në burgun e Spaçit dhe mezi po pres, pasi me Bledin dhe Max Production, kam patur dhe kam raporte fantastike dhe puna me ta ka qenë gjithmonë një kënaqësi. Kam 3 vjet që nuk kam ardhur dhe jam e emocionuar. Kam pak frikë se si do shkojnë gjërat, kam mall, kam shumë ndjenja të përziera por në Shqipëri, kam njerëzit më të dashur pas Christian dhe natyrisht që do mbushem me dashuri. Fatmirësisht, jeta ime nuk varet më nga punët në Shqipëri dhe përpjekjet e mia për të bërë diçka aty, janë më shumë për të ndihmuar të tjerët, për të bërë diçka me vlerë dhe për të ruajtur lidhjet me vendin dhe njerëzit e dashur. Uroj që të mund ta bëj ankandin, pasi kam vënë re se në Shqipëri nuk e njohin ankandin apo se sa i bukur është dhe ankand quhet kur diçka nxirret në shitje, por në fakt ankandi mund të jetë shumë spektakolar dhe unë dëshiroj të krijoj një event shumë të veçantë ku të konkurrohet për ta blerë diçka me vlerë historike dhe artistike, me qëllim edhe mbështetjen financiare të studentëve në nevojë”; ka treguar Zhaku













Lori Hoxha na prezanton vëllain e vetëm!






Horoskopi ditor, e shtunë 5 qershor 2021
