KreuCelebrity

Çifti i njohur i jep fund beqarisë, “I premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë”

Nën perëndimin e diellit është realizuar fotografia e parë që kanë publikuar nga dasma e tyre aktori italian Luca Argentero dhe Cristina Marino.

“E kam imagjinuar këtë ditë shumë herë, kam ëndërruar për një aheng të vërtetë dashurie, por as në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kështu. Në një pyll, si në përrallat më të mira, nën sytë e njerëzve të afërm, i premtuam njëri-tjetrit dashuri përgjithmonë”, ka shkruar Cristina Marino.

Ndërsa Luca Argentero përkrah fotografisë së dasmës së tyre ka shkruar “Mr & Mrs.Argentero”.

Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit të shtunën më 5 qershor në një ceremoni civile në Città della Pieve, në provincën e Perugia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF