Meghan dhe Harry mirëpritën fëmijën e dytë, Lilibet Diana, të premten në mëngjes në SHBA. Pas lajmit, ishte e paqartë nëse Mbretëresha ishte vënë në dijeni nga çifti për zgjedhjen e emrit të vajzës së tyre.
Së fundmi burimet kanë zbuluar se Harry donte ta quante vajzën e tij në nder të Mbretëreshës disa vite para se të takohej me gruan e tij Meghan Markle. Harry këtë ide e kishte diskutuar me gjyshen e tij, e cila e kishte mirëpritur dhe ishte kënaqur.
Burime tregojnë se Princi Harry ka marrëdhënie të ngushta me gjyshen e tij Mbretëreshën Elizabeth dhe shpresojnë që zgjedhja e emrit të ndihmojë familjen të kthehet më pranë.