Armina Mevlani ka festuar datëlindjen dy ditë më parë, duke organizuar një festë shumë të bukur dhe të veçantë.
Ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër mungoi urimi publik nga partneri i saj, gjithashtu në festën që Armina organizoi u vu re mungesa e tij, kjo bëri që menjëherë të qarkullojnë lajme se ata po përjetojnë një krizë në çift.
Së fundi Armina ka publikuar një fotografi ku shihet e rrethuar nga buqeta të shumta me lule.
Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, ka shkuar ajo, duke shuar zërët dhe duke konfirmuar që marrëdhënia e saj me Shkëlzenin po shkon më së miri.