Kombet e Bashkuara vendosën që 8 qershori të jetë Dita Botërore e Oqeaneve, për të vlerësuar vlerat e tyre.
Mbijetesa mbështetet në këto shtrirje uji. Gjatë 30 viteve të fundit, oqeanet kanë thithur më shumë se 93 për qind të nxehtësisë së tepërt të mbajtur nga gazrat serë në atmosferë. Në praktikë, nëse nuk do të kishte oqeane, temperatura e Tokës do të ishte rritur me 36 gradë sot. Një fakt i pabesueshëm që na bën të kuptojmë rëndësinë e hapësirave detare.
Deti thith një të tretën e dyoksidit të karbonit që ne prodhojmë me aktivitetet tona, prandaj oqeani është mushkëria e vërtetë e planetit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka krijuar një strategji për ruajtjen e biodiversitetit gjatë dhjetë viteve të ardhshme: duke patur 30 për qind të territorit të mbuluar nga toka të mbrojtura dhe zonat detare.