Prezantuesja italiane Mara Venier ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj në Instagram, tmerrin që ka përjetuar.
Një vizitë dhe procedurë e zakonshme për të vendosur një implant dhëmbësh e çoi drejt një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe e gjitha për faj të një dentist të papërgjegjshëm.
“Miq të Instagramit, dua të ndaj me ju makthin që po kaloj. Të hënën e kaluar shkova te një dentist këtu në Romë për të vendosur një implant të përgatitur prej një muaj. Arrita në klinikë (emrin e të cilën nuk e zbuloj për momentin) në orën 9:30 dhe dola në orën 17:30. Nga ai moment kam humbur tërësisht ndjeshmërinë në fytyrë. Le ta lëmë për një moment tjetër këtë pjesë të historisë, ditën e enjte shkova tek mjeku maksiko-facial Valentini Valentino (që e falënderoj shumë), pasi më vizitoi, më operoi për të hequr implantin që më shkaktoi dëmin. Duke u shëruar… sallë operacioni, anestezi totale, një makth…! Sot do të bëj një kontroll që do të zgjasë ca dhe shpresoj të mos kem nevojë për një ndërhyrje tjetër”, ka shkruar ajo.