Aktorët Naomi Wats dhe Bill Crudup janë çifti më i ri në Hollywood. Kohët e fundit të dy aktorët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri- tjetrin. Çifti është njohur në sheshxhirimin e serialit Gypsy në 2017, i transmetuar në Netflix, serial i cili për fat të keq debutoi vetem me një sezon. Të dy kanë qenë shumë të kujdesshëm përsa i përket lajmeve dhe gossipit. Ata kanë mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale, duke dashur të ruajnë sa më shumë privatësinë e tyre.
