Kompania e njohur Yeezy, nën drejtimin kreativ të Kanye West ka gati kontratën për një bashkëpunim të ri. Shumë shpejt pritet të nisë një linje e re veshjesh në bashkëpunim me gjigandin amerikan Gap e quajtur Yeezy Gap line. Symini i kësaj linje është krijimi i veshjeve moderne për meshkuj, femra dhe fëmijë me çmime të arritshme për të gjithë. Modelet e para priten të jenë xhaketa, të cilat do të realizohen me material të ricliklueshëm prej najloni. Çmimi do të fillojë nga 200 dollarë, ndërsa linja do të jetë e aksesueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shitjet priten të nisin në vjeshtën e këtij viti.
