Shkarkohet presidenti Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët kanë votuar sot pas një seancë plenare të qetë dhe pa debate, për shkarkimin e Metës për shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.
Në votim kanë marrë pjesë 114 deputetë, ku 104 deputetë kanë votuar pro për shkarkimin e Metës, 7 kanë votuar kundër dhe 3 abstenim.
Shkeljet e Metës, janë kryer kryesisht gjatë periudhave para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, që Kuvendi shkarkon presidentin, për më tepër të propozuar dhe zgjedhur në këtë post nga vetë maxhoranca e qeverisë Rama katër vite më parë.