Ledri Vula dhe familja e tij kanë blerë një vilë të re. Këngëtari ndau lajmin me të gjithë ndjekësit në Instagram. Ata kanë përveç shtëpisë në Brezovicë do të ketë edhe një tjetër në Artanë.
Vila ndodhet në një zonë, e cila po preferohet gjithmonë e më shumë dhe po kthehet në pikë turistike.
“Të gjithë komshinjtë i kemi miq”, ka shkruar Vula përkrah fotografisë.
Ai i është referuar faktit se shumë njerëz të famshëm kanë blerë një vilë në këtë kompleks, për shkak të komoditetit, ajrit të paster dhe të afërsisë me kryeqytetin.