KreuCelebrity

Meghan Markle dhe Princi Harry e quajtën vajzën Lilibet, reagon Pallati Buckingham: S’i morën leje mbretëreshës!

Burime pranë Pallatit Buckingham konfirmuan për korrespondentin mbretëror të BBC Jonny Dymond këtë mëngjes se Mbretëresha nuk u “pyet kurrë” mbi vendimin e çiftit për të quajtur fëmijën e tyre të dytë Lilibet.

Korrespondenti hodhi poshtë pretendimet nga burime të afërta me Harry dhe Meghan të cilët i thanë mediave britanike se çifti kishte kërkuar leje nga Mbretëresha para se t’i vendosnin vajzës së tyre pseudonimin e monarkes që kur ajo ishte fëmijë.

Por në një burim tjetër, Omid Scobie, mik i ngushtë i Sussexes, këmbënguli se Mbretëresha ishte personi i parë që Harry telefonoi pas lindjes së vajzës së tij. Gjithashtu shtoi se çifti nuk do të kishte përdorur emrin Lilibet nëse Mbretëresha nuk do të ishte dakord.

Në një luftë të jashëzakonshme informimi ka ndodhur midis pallatit dhe Sussexes. Ndërkohë kujtojmë që Duka dhe Dukesha e Sussex mirëpritën vajzën e tyre të premten në mëngjes, para se të njoftonin lindjen e saj të dielën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF