Nuk ka kaluar vecse pak kohë nga ndarja me Kim Kardashian, dhe Kanye West u tha se po dilte me modelen e njohur Irina Shayk. U duk se këto ishin vetëm fjalë, por së fundi të dy ata janë parë së bashku në rajonin francez të Provence-s të martën, pikërisht në ditëlindjen e 44-të të reperit. West dhe Shayk u fotografuan duke ecur në pronën e një hoteli luksoz së bashku me disa persona të tjerë, teksa dukeshin shumë të qeshur e të kënaqur me njëri-tjetrin.
Kanye West dhe Kim Kardashian u ndanë shkurtin e këtij viti pas 7 vitesh martese në mënyrë paqësore, sic janë përpjekur ata të tregojnë ndërsa është kërkuar kujdestari e përbashkët e katër fëmijëve.