KreuCelebrity

Mbretëresha Letizia në publik me flokë të palyer, “lumë lavdërimesh”!

Mbretëresha Letizia e Spanjës është përherë mjaft e kujdesshme me look-un e saj, aq sa është kthyer në një ikonë stili dhe gjithmonë rrëmben vëmendjen kur shfaqet në publik. Këtë radhë megjithatë, monarkja nuk po diskutohet për elegancën, por për dicka tjetër: ajo së fundi është parë të marrë pjesë nëpër event me flokë të palyer, ku dallojnë thinjat e bardha!

Arsyet që e kanë shtyrë mbreterëshen të bëjë një zgjedhje të tillë nuk dihen ende ( ndoshta lidhet me pandeminë), por lavdërimet sakaq për të dhe pamjen e saj më natyrale kanë vërshuar nga të gjitha anët.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF