Jennifer Lopez dhe dy fëmijët e saj largohen nga Miami për të kërkuar një shtëpi në Kaliforni, pasi ajo dëshiron të kalojë më shumë kohë me Ben Affleck.
Një burim i afërt me këngëtaren konfirmoi se ajo po përgatitet të largohet nga shtëpia e saj në Miami, nga pasuria luksoze ku ajo jetonte me ish-in e saj Alex Rodriguez.
Ndërsa është ende e paqartë se kur saktësisht Jennifer Lopez do të zhvendoset, personi i brendshëm ka konfirmuar se aktorja ka qëllim ta bëjë Kaliforninë shtëpinë e saj të ardhshme.
Jennifer Lopez do të marrë me vete edhe binjakët Emme dhe Maximilian, të cilët ajo ndan me ish-burrin e saj Marc Anthony. “Jennifer Lopez tashmë po kërkon dhe po pyet se cilat janë shkollat më të mira për fëmijët e saj “, tha burimi.



















