KreuCelebrity

Elvana Gjata nuk ndalet, sonte në mesnatë do të sjellë projektin e ri muzikor!

Projektet e Elvana Gjatës mezi priten nga të gjitha, pasi ajo është nga ato këngëtare që nuk zhgënjen asnjëherë.

Ajo kohët e fundit ka zgjedhur që pas një pauze relativisht të gjatë sjellë për publikun disa projekte muzikore, jo vetëm një. Ajo ka zgjedhur t’i përmbledhë këngët në album, dhe i fundit mbante emrin “Çelu”. E ndërkohë që gjithë menduam se ajo do të shijonte suksesin e super këngëve që dhuroi për publikun, gabuam.

Këngëtarja ka njoftuar në rrjetin e saj social Instagram që sot në orën 23:59 do të sjellë për publikun këngën e saj më të re, e cila titullohet “Loti”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF