KreuCelebrity

Dhurata prekëse e mbretëreshës për të shoqin pas vdekjes në ditën e tij të lindjes! 

Po të mos ishte shuar në 9 prill, Princi Philip sot do të kishte mbushur 100 vjec. Mbretëresha Elisabetë ia bëri për cdo rast dhuratën dhe ishte mjaft romantike, duke dëshmuar qartë lidhjen e fortë mes tyre. Në kopshtin e pallatit mbretëror u mboll një trëndafil i ri i kuq, me një mbishkrim ku shkruhej titulli i tij: Duka i Edinburghut. Dhe nuk mbaron këtu: trëndafili është vendosur në një pozicion të tillë që ai të mund të shihet nga dhoma private e monarkes, e cila ka dashur në këtë mënyrë ta përshëndesë cdo mëngjes e cdo mbrëmje para se të bjerë për të fjetur.

Philip qëndroi pranë gruas së tij gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar – më të gjatit në historinë britanike. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi reputacionin e një personaliteti me qëndrim të ashpër, por që bënte edhe ndonjë gafë të rastit. Princi luajti një rol kryesor në modernizimin e monarkisë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mureve të Pallatit Bukinghem, ai ishte figura kryesore që mbretëresha mund t’i drejtohej dhe t’i besonte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF