Aktorja e njohur Rebel Wilson ka humbur plot 30 kilogramë dhe është kthyer një burim frymëzimi për të gjitha femrat që synojnë të njëjtën gjë.
Ajo tregoi se kurrë nuk është ndjerë më mirë se sa pasi ndoqi një rutinë të qëndrueshme. Rebel Wilson tha se ecja e rregullt dhe jo stërvitja rraskapitëse e ndihmuan atë të humbte peshë dhe të hiqte yndyrat e panevojshme trupore.
“Unë po bëja 40 vjeç dhe po mendoja të ngrija vezët e mia, dhe ekspertët më thanë se sa më i shëndetshëm të jem, aq më mirë mund të shkojë proces”, u shpreh ajo.
Rebel pranoi se ajo ndonjëherë bëhet emocionale kur mendon që nuk i ka dhënë rëndësi më herët shëndetit të saj. “Thjesht nuk ishte një përparësi dhe nuk dija ta bëja siç duhet,” tha ajo.
Aktorja arriti peshën që synonte prej 74 kilogramësh në fund të vitit 2020.